Home Aktualitet Grushti ndaj ...

Grushti ndaj Berishës, ish-deputetja Rudina Hajdari: Ka gisht PS-ja, agresori i përgatitur

575
0

Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari, e rikthyer në selinë blu pasi Sali Berisha u votua kryetar, mendon që mazhoranca ka gisht në goditjen me grusht ndaj kryedemokratit në protestën e 6 dhjetorit. Për të agresori ishte i përgatitur dhe i porositur, dhe rrezikohej që turma të dilte jashtë kontrollit. Ajo vë në dukje se kryeministrit Edi Rama i interesonte një ngjarje e tillë, për ta etiketuar opozitën si të dhunshme.

”E majta donte që ajo protestë të ishte e dhunshme, që të etiketonin mbështetësit e Berishës si të dhunshëm. 7 korriku ishte protestë paqësore, 12 nëntori po ashtu. Kjo protestë edhe pse u provokua nga një person që ishte i përgatitur mirë dhe i porositur për të goditur kryetarin e opozitës. Është ndryshe ta shohësh nga ekrani, ndryshe të jesh aty. Turma mund të shpërthejë dhe pasojat mund të ishin fatale. Mund të dalë komplet jashtë kontrolli kur ndodh një ngjarje e tillë. Kur e perceptojë se kujt mund t’i interesojë, mendoj që mazhoranca kishte gisht në këtë ngjarje.

As 20 minuta më pas kam qenë ende në protestë duke ndjekur fjalimet, pashë që kishin nxjerrë një vërtetim mjekësor për agresorin. Ku e gjetën për 20 minuta?! Ishte e inskenuar, mbante erë situata. Provokimi ishte në interes të Ramës. Edhe pse thuhet që Berisha e ka inskenuar, në atë moshë të inskenosh?! Njerëzit shikojnë videot dhe duket që është goditje e papritur për të. Akti ishte i shëmtuar dhe barbar dhe duhet dënuar në të gjitha format.

Ramës i interesonte kjo ngjarje. Është absurde që Rama donte ta shiste Samitin si mbështetje personale. Jo, ishte mbështetje për shqiptarët, qoftë edhe opozitën, që po kërkon ato gjëra që BE kërkon prej nesh. Në mediat ndërkombëtare ka pasur artikuj të rëndë ndaj Ramës. Rama ka dashur ta kontrollojë këtë mesazh dhe s’ka dashur të ishte një temë brenda Samitin. U mundua ta bënte protestën të dhunshme, për ta etiketuar opozitën të dhunshme dhe të nxirrte në pah veten e tij”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit