Home Sporti Guardiola i d...

Guardiola i druhet Interit: Asnjëherë s’është mirë të përballesh me një ekip italian në finale!

406
0

Pep Guardiola është shfaqur mëse i lumtur pas suksesit me 4 gola ndaj Real Madridit. Duke folur pas ndeshjes, strategu spanjoll është ndalur dhe te dueli final ndaj Interit.

“Të luash finalen ndaj një skuadre italiane nuk është gjëja më e mirë, duhet të jemi të përgatitur mirë dhe nga ana mentale, por ka kohë. Jemi në finalen e Champions League, diçka që nuk ndodh shpesh. Jam shumë i lumtur që do të jemi, është hera e dytë në tri vite.

Tani po përgatitemi për ndeshjen e së dielës, që mund të na ndihmojë për të fituar kampionatin dhe më pas të mendojmë vetëm për Championsin.

Liga e Kampionëve obsesion? Jo, është speciale. E dimë se është një kompeticion i vështirë. Zhvilluam një ndeshje fantastike ndaj Realit në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën nuk kishim ritmin e duhur. Jemi në finale, dhe kjo ka rëndësi”, deklaroi strategu spanjoll. /R.Lika-Koha Jonë/  

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit