Home Sporti Guardiola: Pë...

Guardiola: Përgëzime Realit, u mbrojtën dhe rezistuan deri në fund

35
0

Manchester City u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Champions League, pasi u mund nga ruleta e penalltive. 3-3 përfundoi dueli i parë në Madrid, ndërkohë që në ishull u mbyll në barazim 1-1. Me skuadrat që iu drejtuan shtesës dhe më pas penalltive.

Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola uroi kundërshtarët për kualifikimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

“Përgëzime Realit për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe për të rezistuar deri në fund. Ata bënë shumë mirë, ndërsa ne nuk arritëm objektivin tonë. Na munguan detajet e fundit për të fituar.

Në tri ndeshjet e fundit këtu kemi luajtur shumë mirë. Në ‘Santiago Bernabeu’ nuk luajtëm njësoj. Kjo është ajo që mund t’u kërkoj lojtarëve: që të luajmë si këtu”, tha strategu spanjoll.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit