Home Sporti Gullit këshil...

Gullit këshillon Bayernin: Merrni De Ligt!

100
0

Në shtëpinë e Juventusit kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e De Ligt, teksa nuk përjashtohet mundësia e një largimi në fundin e sezonit.

Të shumta janë zërat së fundmi që e shohin në një destinacion të ri holandezin, i cili nuk ka mundur që të përshtatet më së miri te ekipi torinez. Legjenda e futbollit holandez Ruud Gullit, kërkon që mbrojtësi të provojë një aventurë të re larg Torinos.

“Matthijs tek Juventusi gjatë këtyre viteve ka kaluar situata të vështira, prandaj si rrjedhojë ka mësuar shumë. Në fushë dhe jo vetëm. Jam i bindur se tek Bayerni, ai do të bënte shumë mirë dhe mund të jepte kontributin e tij”, ka thënë Gullit në një intervistë për “Bild”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit