Home Aktualitet Hajnia e legj...

Hajnia e legjitimueme

104
0
Nga Nest Zefi-
Hajnia e legjitimueme
Bash 27 vjet ma parë, me 26 Maj 1996, iu vunë “minat” dhe për pasojë u legjitimue haptazi vjedhja e dhunimi i institucionit te votes se lire prej nji loje funksionale të klysheve te otomano-komunizmit shqiptar. Atë ditë u vra shpresa per normalitet demokratik, tue e kthy sahatin e historisë në modelin primitiv të xhunglës dhe regresit institucional të shoqnisë shqiptare. Megjithëse tranzicioni post monist, kishte përftue nji thellim te krizës ekonomike dhe ekzistenciale në vendin tonë, institucioni i votës dhe sjellja e qytetarit deri në atë moment të majit 1996, kishte dëshmue nji qëndresë të admirueshme në mundësinë e shpërblimit apo ndëshkimit me votë të klasës politike.
Për mbeturinat e nji mentaliteti politik despotik, të kolauduem në shekuj, kjo mundësi e qytetarit me përdorë me liri instrumentin e votës, ishte e papranueshme dhe me këtë frymë u pregatit 26 maji, tue dhanë spektaklin e turpit të vjedhjes dhe shkallmimit të institucionit të votës të lirë.
Sot me pandershmëninë ma të madhe, bash ata që krijuen dhe mbështetën këtë tragjedi të votës të lirë, kanë pacipësinë të ankohen, pa kërkue ndjesë, se manipulohen zgjedhjet, tue harrue se qysh prej asaj kohe ne Shqipni nuk ka pasë ma zgjedhje te lira, perveçse rotacione  te diktueme prej bandash kriminale, te cilat kanë  mbjedhë frike e terror te qytetarët e vendit  me dam te pallogaritshem per paqen sociale e te mirën e përbashkët.
Ne këtë llum brenda  llojit e sojit noton krejt edukimi dhe veprimi politik  ne shoqnine shqiptare e shume kohe do te duhen me krijue disa baza minimale per shprese e zhvillim ne Shqipni.
26 maji asht kenë test i madh dhe kriter rreshtues ndërmjet njerëzve që duen dritën e shpresës dhe atyne që duen terrin e kjoftëlargut. Prandej, insistoj me kohë, tue thane se, ato votime treguen fytyrën e vërtet të pluralizmit të rrejshëm tëRamiz Alisë. Modeli i të djathtës, që shpesh deklamohet, mundet me pasë sukses, vetëm nëse themelohet në kundërshti frontale me klasën politike sunduese të postmonizmit, mbi të gjitha, tue u shkëput përfundimisht prej uzurpatorëve që nxitën e inkurajuen manipulimin e votës, produkt i të cilës ishte edhe kolapsi shtetnor dhe shoqnor i vitit 1997.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit