Home ShowBiz “Harry dhe Me...

“Harry dhe Meghan ishin të qetë”, taksisti mohon ndjekjen e paparacëve

71
0

Harry dhe Meghan nuk u përfshinë në një “ndjekje pothuajse katastrofike” me paparacët, sikurse u raportua nga mediat britanike një ditë më parë. Shoferi i taksisë me të cilin udhëtonin dha versionin e fakteve, duke mohuar deklaratat e Sussexes.

“Kjo ndjekje e pamëshirshme, e cila zgjati më shumë se dy orë, rezultoi në përplasje të shumta ku përfshiheshin shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut). “Harry dhe Meghan janë të shokuar nga ajo që ndodhi”, tha zëdhënësi i çiftit në një deklaratë.

Sipas zëdhënësit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Nju Jork. Me ta ishte edhe nëna e Meghan, Doria Ragland.

Më vonë policia e NYC saktësoi se nuk pati asnjë përplasje, asnjë të lënduar dhe asnjë aksident. Kjo u konfirmua edhe nga taksisti, i cili dha i të njëjtin version të policisë, duke shtuar se Harry dhe Meghan “ishin të qetë në makinë”. Harry, Meghan dhe Doria kishin marrë pjesë në eventin e parë publik pas kurorëzimit të mbretit Charles.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit