Home Kosova Hashim Thaçi ...

Hashim Thaçi kërkon ”arrest shtëpie” në Slloveni

11
0

Prej muajsh po qëndron në Hagë, por ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të qëndrojë në “arrest shtëpie” në Slloveni. ”Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj po ashtu”, shkruajnë Primosh Cirman dhe Tomas Modic, dy gazetarët që kanë publikuar artikullin në median investigative ”Necenzurirano”.

Po ashtu mediat sllovene shkruajnë se Thaçi mund të kërkonte mundësinë e ekstradimit të tij në një vend që nuk kufizohet nga Kosova dhe megjithëse dokumentet e gjykatës nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga ai, mediat nënvizojnë se kanë informacione që përzgjedhja e parë është Sllovenia.

Një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën dhe aprovimin ose jo të saj nuk është dhënë as nga Gjykata e Hagës, as nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë dhe as nga avokati i Thaçit, Gregory Kehoe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit