Home Bota Helmohet Roma...

Helmohet Roman Abramovich, pas takimit në Kiev me ukrainasit

108
0

Përpjekja për të sjellë paqe nga lufta ruse në Ukrainë, po sjelle dhe lajme të tilla si helimi i Roman Abramovich. Madje thuhet edhe se përfundoi i shtruar edhe në një spital në Turqi. Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, citon disa burime që kanë njohuri për çështjen.

Oligarku rus raportohet se u helmua pasi ishte takuar në Kiev me ukrainasit, teksa po përpiqej të luante rolin e “paqebërësit” pas nisjes së pushtimit rus. Sipas gazetës amerikane, pronari i Chelsea-t humbi edhe shikimin për disa orë, për shkak të dhimbjeve të forta, si edhe iu rrop lëkura.

Britanikja “The Guardian”, miliarderi u shtrua në një spital në Turqi për t’u kuruar. Përveç tij, edhe dy persona të tjerë që morën pjesë në bisedimet për paqe më 3 mars pësuan simptoma të ngjashme, konfirmuan analistët e “Bellingcat”. Këto janë simptoma që vijnë si pasojë e helmimit me armë kimike.

Të tre personat, mes të cilëve një tjetër sipërmarrës rus dhe deputeti ukrainas Rustem Umerov, kishin konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë disa orë para se t’i shfaqeshin simptomat. Një person i katërt që kishte konsumuar të njëjtat produkte nuk shfaqi asnjë simptomë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit