Home Aktualitet Heroinë, koka...

Heroinë, kokainë dhe para, arrestohet babë e bir në Lushnjë

40
0

Siguronin droga të forta, kokainë dhe heroinë, i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme, vihen pranga babë e bir.

Sekuestrohen 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli”, dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, organizohej veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie.

Për këtë rast u kapën në banesë duke përgatitur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për përgatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë.

Vijon puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit