Home Aktualitet Humbja e Dukë...

Humbja e Dukës dhe fitorja e fëmijëve të Tiranës

278
0

Nga Elton Koka

Kur çimkat e “Federbet” iu ngjitën mureve të Hotel Tiranës, në një takim të zakonshëm mes çunash, asnjë nuk do e kishte menduar se ata drejtues të guximshëm të shoqatave të futbollit të kryeqytetit do përfundonin si gjah i trollsave dhe adresave anonime të sharjeve. Por, kur diktatit i vjen fundi, edhe çimkat shtohen. “I kemi topet prej hekuri”. Kur një konferencë shtypi e FSHF-së nis e fokusohet në anatominë e njerëzve dhe jo në topat e vërtetë të mijërave fëmijëve të Tiranës, ka vërtet një problem serioz.

Armand Duka po sheh sesi i dridhet toka nën këmbë, pikërisht nga ata fëmijë që shpresën e kanë te loja më e bukur e planetit, por që është marrë peng prej klaneve të Shijakut, e vetmja “ambasadë” që të jep viston nëse dëshiron të përfaqësosh fanelën kuqezi.

Gjykata e Tiranës e mbylli raundin e parë në favor të Bashkisë së Tiranës, si përfaqësuese e KF Tiranës kampione, por edhe e mijëra fëmijëve që stërviten përditë në fusha dhe palestrat e rikonstruktuara nga Erion Veliaj.

E ke inat, por jepi hakun! Edhe ti që fëmijën e stërvit me klubin e basketbollit në lagje, edhe ti që paradite shan në rrjete sociale, e pasdite, me djalin përdore, shfrytëzon palestrat si qendër komunitare. Edhe ti që e dërgove “Sami Frashërin” në Paskuqan, edhe ti që le me javë të tëra bllokuar mijëra shoferë në protestat e Unazës së Re. Po, edhe ti që e ke inat Veliajn, jepi hakun për dhjetëra shkollat e bëra, me palestra që gëlojnë nga zhurma e topave, jo atyre prej hekuri.

Kur zëdhënësve të FSHF t’u ketë dalë efekti i avujve të alkoolit, do kujtohen se ndoshta kanë gabuar që futën çimkat “qerose” në takimet e zakonshme të çunave të futbollit, që përpara fjalorit jo politikisht korrekt, zgjedhin të mendojnë sesi më mirë të afrojnë fëmijë te sportet, te ato që Duka i ka marrë peng. Fitorja e parë e fëmijëve erdhi, dhe bashkë me të, po nis të çmontohet bindja se Dukën mund ta lëvizë vetëm një tërmet. Mesa duket, fëmijët e Tiranës e paskan këtë fuqi.

Tani është radha e misionit të UEFA-s për të faktuar gallatat e zgjedhjeve farsë të bëra nën drejtimin e Dukës. Diku një besnik i partisë Agrare, e diku tjetër një mjek i kombëtares, të gjithë të “zgjedhurit” janë vënë në rresht per të mbarsur pulën për vezën e gjashtë, por ashtu si Gjykata e Tiranës e tregoi, me gjasë do të dalë “kllukë”.

Dominoja e parë u rrëzua, madje pati po aq ovacione sa goli i fundit i Brojës – atij Armandoje, që fushën po e łan me djersë e po spikat në kampionatin më të bukur të planetit, por mesa duket nuk e ka ende viston për të qenë protagonist me kuqezinjtë, nga një tjetër Armando, atë ka zaptuar prej 20 vjetësh FSHF-në.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit