Home Aktualitet “Hunj dhe goj...

“Hunj dhe gojore”, deputeti i PD-së, Sula: Nuk duhej të kishte fare Parlament, janë ngjarje të rënda

57
0

Këtë të enjte, një fjalor rruge është dëgjuar në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Dashnor Sula kërkoi sërish që të futet në rend dite kërkesa për të miratuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Sula tha se me këto hunj dhe gojore, sot s’duhej të kishte Parlament, duke ju referuar skandalit seksual të Safet Gjicit dhe dhunën e Rrajave në Krujë për guroren.

“Mblidhni Komisionin e ligjeve për 5 minuta. Merrni vendim për drogën dhe nuk merrni vendim për arrestimin e Ahmetajt. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më. Sot nuk duhej të kishte parlament. Sot duhej të ishin përmbysur tavolinat. Ca duhet më, të futemi edhe ne opozita në burg që të kujtoheni që ekziston opozita. Hidhe poshtë, i keni forcat e kartonëve. Pse e bëni një gjë të tillë. Pse e bëni një gjë të tillë. Me ngjarjet që kanë ndodh në Shqipëri, hunj, gojore, s’duhej të kishte parlament”,-tha Sula.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit