Home Sporti Hysaj: Një ng...

Hysaj: Një nga momentet më të mira në karrierë, në Champions dua duel me Realin

50
0

Elseid Hysaj është një nga lojtarët e preferuar të Sarrit, një trajner të cilin e ka pasur te Empoli, Napoli dhe tani te Lazio. I intervistuar gjatë fazës përgatitore, Hysaj ndihet mirë dhe madje thotë se është në momentin e tij më të mirë. Pas një viti me nivel të lartë, mbrojtësi kuqezi premton se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë.

“Ndihem mirë, faza përgatitore po shkon shumë mirë. Po punoj me të gjithë skuadrën dhe jemi gati për të nisjen e kampionatit. Kur je në një skuadër me 22 lojtarë të tjerë, e di që ka ulje dhe ngritje, por duhet të dish gjithashtu për të pritur momentin tënd.

Ky është një nga momentet e mia më të mira. Sezonin e fundit bëmë mirë, por ai i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë. Trajneri ka ndryshuar pak, por në mënyrë të mirë. Kërkon akoma të nxjerrë nga ty atë që është më e mirë, kërkon të arrish në maksimumin e potencialit që ke. Të gjithë më thonë: ‘Ti ke luajtur për gjashtë vite me të, e ke të lehtë!’

Por është e vështirë të japësh gjithmonë maksimumin në fushë. Ka edhe lojtarë të tjerë dhe për mua vlen e njëjta gjë si me të tjerët. Duhet të jap gjithmonë 100% nga vetja. Duhet të jem gjithmonë i përqendruar sepse me mënyrën si luajmë, mjafton një gabim për të pësuar gol. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.

Pjesmarrja në Champions League?  Sigurisht që të luash në Champions është gjëja më e bukur për një futbollist, të luash kundër një skuadra si Real Madridi apo në stadiume të bukura është fantastike. Është ëndrra e çdo fëmije.

Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe kemi dashur të qëndronim pranë një futbollisti. Duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre, falenderues dhe të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Hysaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit