Home Sporti Hysaj: Të fit...

Hysaj: Të fitojmë me Hungarinë dhe më pas të mendojmë për Poloninë

64
0

Kombëtarja është duke vijuar përgatitjet për transferon ndaj Hungarisë. Në konferencën e radhës për shtyp ishte i pranishëm edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran theksoi se skuadra është gati për këtë sfidë, me qëllimin e vetëm për të marrë pikët e plota.

Gati për ndeshjen ndaj Hungarisë? – Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje.

Mbrojtja? – Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi.

Me sa pikë do të jemi të kënaqur në këto dy ndeshje? – 6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë.

Hysaj ndaj Hungarisë? – Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë gol për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin.

Presion për të fituar me Hungarinë? – Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më “ vështirë” këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqendruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët”, deklaroi Hysaj.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit