Home ShowBiz I dha fund li...

I dha fund lidhjes me Kristin, Keisi tregon arsyen e vërtetë të këtij vendimi

464
0

Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë me vendimin e saj për t’u ndarë nga Kristi, pasi shtëpinë e BBV e la i ati i saj, Sabiani.

Gjatë emisionit radiofonik që banorët zhvilluan brenda në shtëpi, modelja tregoi se te Kristi gjeti një person që mund t’i besonte e të mbështetej për çdo gjë.

Mirëpo më tej ajo pranoi se pëlqimi i madh që pati në fillim për të, bëri që të merrte hapa të nxituar dhe jo të duhura dhe në fund theksoi se banorët dhe publiku nuk do e shikojnë më si çift me Kristin.

“Është e vështirë në këtë shtëpi që të kesh dikë të mbështetësh kokën, këtë gjë e gjeta te Kristi. Kisha një pëlqim shumë të madh dhe më bëri të mendoja vetëm për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errën sytë. Mësova që në vazhdim se ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri. U fokusova dhe harrova synimin tim, më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, nëse dashuria ka qenë më vonë do e gjejë rrugën nëse jo nuk bëhemi më… brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë”– tha Keisi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit