Home Aktualitet I.M nuk është...

I.M nuk është gjetur ende, autoriteti duan më shumë kohë. Tronditja një alarm fals

167
0

Tronditja që i shkaktoi Autoriteti i Dosjeve politikës shqiptare me dosjen e shtetasit I.M. duket të jetë një alarm fals. Institucioni ka paraqitur në Kuvend raportin vjetor të punës dhe për rastin e bujshëm, ku pretendonte se kishte gjetur Ilir Metën në Arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit, nuk ka asnjë të dhënë.

Autoriteti e argumenton këtë vonesë me volumin e punës pasi certifikatat e vjetra të pastërtisë janë shfuqizuar dhe do të marrin të dhëna nga persona të tretë. Paradoksale duket fakti se për rastin e Ilir Metës, në korrikun e 2022 u shprehën të bindur se e kishin gjetur në dosjet e ish-sigurimit.

“Duke hequr mbrojtjen ligjore që jepte dispozita, zgjerohet verifikimi i figurës së subjekteve, që të garantohet që nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si bashkëpunëtorë, anëtarë apo të favorizuar. Këtu përfshihet edhe marrja e informacionit nga persona të tretë që rezultojnë në këto dokumente, në funksion të hedhjes dritë mbi të vërtetën, mbi saktësimin e gjeneraliteteve të zyrtarëve që verifikohen”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit