Home ShowBiz ”I mori...

”I mori burrin”/ Beatrix thyen heshtjen, flet për Big Brother dhe paralajmëron hapin e radhës (VIDEO)

426
0

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, që vijon të shkaktojë lajme edhe pse nuk flet vetë, këtë herë ka një mesazh për një temë që prek miliona njerëz, kudo në botë. Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo ka folur për bullizmin.

Ajo është përfolur shumë për lidhjen e saj në shtëpi me Donaldin, që e ka bërë atë një vajzë të paragjykuar, ku shumë kush e ka etiketuar si “gruaja që i mori burrin dikujt tjetër”, referuar historisë që ka pasur më herët me Borën.

Mirëpo përballë këtyre akuzave, ajo ka dalë e përlotur duke thënë se tani nuk do të hesht, duke paralajmëruar çdo portal apo individ që shpif ndaj saj, do të përballet me pasoja ligjore.

”Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit