Home Sporti I pagabueshmi...

I pagabueshmi Luis Suarez, ka shënuar në çdo minutë të ndeshjeve

150
0

Atletico Madrid mori një fitore të rëndësishme me përmbysje 2-1 kundër Getafes, me dy gola të Luis Suarez. Me këtë sukses, spanjollët mbeten në vendin e dytë në renditje, me dy pikë më pak se Real Madridi.

Gazeta “El Pais” së fundmi ka analizuar numrat e frikshme të Surez, i cili ka shënuar në çdo minutë të takimit. Pas kësaj sfide mungonte vetëm minuta e 78-të në arkivën e tij të golave, e cila është arritur.

Nga minuta e parë deri në të 97-ën, Suarez ka arritur që të lërë shenjën e tij. Në minutën e 82-të ka pasur më shumë fat, duke realizuar 14 gola, ndërkohë që ndiqet nga e 90-ta me 12 gola. Në librin e golave të tij është edhe minuta e 97-të.

Me dopietën ndaj Getafes ai arriti shifrën e 24 golave në 45 ndeshje me Atletico Madrid. Në karrierën e tij në totalja 442 gola në 692 ndeshje zyrtare me klubet ku ka luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit