Home ShowBiz I vidhet këng...

I vidhet kënga ”Ale Ale”? Xhensila: Nuk do t’ia shisja kurrë këngën një artiste serbe

305
0

Këngëtarja e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj ka folur mbi këngën e këngëtares serbe, këngë e cila është e njëjtë me këngën e saj ”Ale Ale”. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo i ka dhënë fund fjalëve që qarkullojë se këngëtarja serbe Maya Beroviç i ka vjedhur të drejtat e autorit.

Xhensila ka thënë se nuk e ka të drejtën e autorit në këtë këngë dhe po të ishte në zgjedhjen e saj, një këngëtare serbe do ishte n fund të listës për t’i shitur një këngë.

“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen ‘Ale Ale’ e publikuar ne version të gjuhes serbe nga një tjeter ‘artiste’. Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi autorësinë e kenges, pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij fakti! Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte ne fund të listes për t’i shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shume”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit