Home Aktualitet I vranë të at...

I vranë të atin në sy, nëna u vetëvra nga dhimbja dhe mbeti jetim që 5 vjeç. Si u bë vrasës adoleshenti sot në Lezhë

1548
0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi këtë të hënë Lezhën, ku adoleshenti F. Përvathi vrau në oborrin e banesës së tij 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi 17-vjeçarit i kanë vrarë babanë në sy në vitin 2009.

Gjithçka në atë kohë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy familjeve, ku vëllai i 65-vjeçarit Lekgjonaj ka vrarë me armë babanë e adoleshentit, që në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç, Gjon Përvathi.

Tragjedia në familjen Përvathi është rënduar, pasi menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka vrarë veten, duke pirë helm, edhe nëna e Florian Përvathit. Mësohet se ky i fundit ka qenë i pranishëm në konfliktin mes dy familjeve dhe në momentin kur babai i tij është qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, F. Përvathi, tashmë 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij. Mëngjesin e sotëm, ai ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të të riut, dyshohet se ndodhet në një vend në Australi. Ai ka kryer disa vite burg dhe më pas është larguar nga Shqipëria.BW

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit