Home KRYESORE Ilir Meta: Në...

Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do arratisem nga Shqipëria

779
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline”, Meta tha se nuk do të arratiset, por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.

”Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë! Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3”, tha Meta.

Ndërkohë SPAK po heton intensivisht edhe për Ilir Metën, pavarësisht se zyrtarisht nuk e thonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit