Home Aktualitet Incidenti në ...

Incidenti në Maliq, Spaho: Bëra kallëzim penal, duan të intimidojnë votuesit

65
0

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka folur për incidentin që e pa protagonist në një qendër votimi në Maliq. Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu shpërndau një video ku shihet Spaho që tërheq një qytetar në qendrën e votimit në fshatin Zvezdë.

Për këtë ngjarje është shprehur edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili e ka konsideruar incidentin si një veprim të përsëritur nga ana e Spahos. Ndërsa një prej qytetarëve në qendrën e votimit ku ndodhi incidenti, ka akuzuar Spahon për dhunë fizike dhe verbale. Ai tha se ishte dhunuar nga Spaho vetëm se po priste radhën për të votuar.

“Shkova për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit. Kisha marrë informacion që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë qendrës së votimit. U përpoqa t’i bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy “gorilla” të mëdha. U përpoqa t’i anashkaloj, ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. E tërhoqa pasi po më pengonte. Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë më rrethuan dhe u detyrova të dal”, deklaroi Spaho.

“Njoftova komisarin dhe KZAZ dhe kërkova prezencën në Zvezdë. Teksa prisja u përballa me të shara dhe ulërima. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy “gorillat”, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. I thashë Pendavinjit që është hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme, situata po acarohej dhe u detyrova të dal jashtë”, shtoi Spaho, i cili theksoi se ka bërë kallëzim penal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit