Home Sporti Boterori i Katarit Infantino: So...

Infantino: Sot ndihem punëtor emigrant! Europa hipokrizi me Katarin

118
0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka akuzuar Perëndimin për “hipokrizi” në raportimet për të drejtat e njeriut në Katar në prag të Kupës së Botës.

Në një monolog gjatë një konference shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut.

Infantino, i lindur në Zvicër, tha se kombet europiane duhet të kërkojnë falje për aktet e kryera në historitë e tyre, në vend që të fokusohen në çështjet e punëtorëve migrantë në Katar.

“Sot ndihem Katari! Sot ndihem arab. Sot ndihem afrikan! Sot ndihem homoseksual! Sot ndihem i paaftë! Sot ndihem punëtor emigrant!”- ishin disa nga fjalët e tij.

“Nëse Europa interesohet vërtet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë rrugët ligjore, – siç bëri Katari, – që këta punëtorë të mund të vijnë në Europë për të punuar. Jepuni atyre një të ardhme, pak shpresë,” vijoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit