Home Aktualitet Inteligjenca ...

Inteligjenca britanike zbulon vendndodhjen e autokolonës ruse të drejtuar për në Kiev. Ja pse nuk ka mbërritur në qytetin ukrainas

144
0

Ministria e Mbrojtjes britanike bën me dije se autokolona mbi 60 km e gjatë e forcave të armatosura ruse që është drejtuar drejt Kievit, ndodhet në një distancë prej 30 km nga qyteti.

Vonesa e mbërritjes së karvanit në kryeqytetin ukrainas vjen si pasojë e “rezistencës së fortë ukrainase”, por dhe çështjeve logjistike, thotë ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kolona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë,” tha ministria.

Nga një përditësim i të dhënave të inteligjencës britanike, bëhet me dije se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht bombardimeve intensive ruse.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha gjithashtu se situata në Kherson mbetet “e paqartë”, por konfirmoi se forcat ruse kishin hyrë në qytet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit