Home Sporti Interi “flutu...

Interi “fluturon” në Bergamo, Asllani mund Gjimshitin

38
0

Interi mori 3 pikë të arta në Gewiss Stadium (Bergamo), pasi mundën 1-2 Atalantën. Pjesa e parë u dominua nga bergamasakët, por nuk kishin shënjestrën e duhur për të ndëshkuar Sommer.

Në fundin e pjesës së parë, Darmian tregohet mjaft i zgjuar, duke i vjedhur “kohën” portierit Musso, me arbitrin që vendos për penallti në favor të skuadrës nga Milano. Pavarësisht protestave, gjyqtari Sozza e konsideroi të palejueshme ndërhyerjen e “gardianit” ndaj mbrojtësit italian. Nga pika e bardhë u nis Calhanoglu, turku u tregua i saktë.

Në fillimin e pjesës së dytë Lautaro dyfishoi shifrat me një goditje të bukur, por djemtë e Gasperinit u kundërpërgjigjën menjëherë me të zakonshmin Scamacca. Lookman i shkoi afër barazimit, vetëm kaq, Sommer me pritjen e tij i mohoi golin. Sa i takon lojtarëve shqiptarë, Gjimshiti ishte titullar, ndërsa Asllani u aktivizua 5 minutat e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit