Home Sporti Interi shkëmb...

Interi shkëmbim kokë më kokë me Marseilles, ikën Correa dhe rikthehet Sanchez

36
0

Inter dhe Marseilles shkëmbejnë lojtarët mes tyre. Klubi francez është shumë pranë marrëveshjes për transferimin e argjentinasit Joaquin Correa, i cili nuk bën më pjesë në planet e Simone Inzaghit dhe po kërkon një tjetër destinacion për të vijuar karrierën.

Dy klubet e kanë një akord paraprak për transferimin e Correas te Marseille me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro, teksa po negociohen detajet e fundit, para kompletimit të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, Interi ka njoftuar menjëherë kilenin Alexis Sanchez që të udhëtojë drejt Milanos, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit dhe për t’u vënë në dispozicion të Simone Inzaghit.

Sanchez ishte pjesë e Marseille sezonin e kaluar, ku shënoi 18 gola, teksa pas një viti në Francë, është joshur nga ideja për t’u rikthyer te Interi dhe ka pranuar të firmosë për një sezon me pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit