Home Aktualitet Ish-deputeti ...

Ish-deputeti Gjunkshi: Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit, krijon kaos dhe pasiguri

67
0

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi ka publikuar në facebook pamje nga bllokimi i ”Rrugës së Arbrit”, që për ironi sot u bë dhe inagurimi. Gjunkshi thotë se qindra qytetarë janë bllokuar nga një breshër dhe është shkaktuar kaos ndërsa shton se kjo është qeveria e show-ve.

Postimi i plotë

Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment i rrugës.

Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos). Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit