Home Sporti Ish-gruaja e ...

Ish-gruaja e Kaka tregon pse u divorcua nga braziliani: Ishte shumë perfekt, nuk më tradhtoi kurrë

1337
0

Ish-gruaja e Ricardo Kaka, ka zbuluar arsyen se pse u nda pas 10 vitesh martesë nga ylli brazilian. Caroline Celiko ishte shoqe me Kaka që në fëmijëri dhe ata u lidhën në martesë në vitin 2005.

Por pas 10 vitesh, të dy u ndanë, edhe pse kishin bashkë 2 fëmijë. Arsyeja? Kaka ishte shumë i mirë për Caroline, të paktën sipas kësaj të fundit.

“Kaka nuk më tradhtoi kurrë. Ai më trajtonte mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por unë nuk isha e lumtur, diçka mungonte. Problemi ishte se ai ishte shumë perfekt për mua”, tha ajo, duke shpjeguar arsyen që sipas saj shtyu drejt divorcin me ish-fituesin e “Topit të Artë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit