Home Kosova Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti: Kurti na çoi në qorrsokak

93
0

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti vlerëson se Kosova gjendjet në një pozitë të pafavorshme në dialogun me Serbinë për shkak të veprimeve të pamatura të Albin Kurtit. Ai thotë se vendi është në qorrsokak, pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë është që të themelohet menjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Futen veten dhe vendin në Qorrsokak. Besoj se qasja e gabuar e kësaj qeverie që në fillim e ka sjellë këtë situatë. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e partnerëve tanë që të mos krijojmë probleme”, tha Hoti.

Ai pret nga qeveritarët që të jenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre, pasi i gjithë presioni është kthyer nga Kosova, në vend se të jetë nga Serbia.

Analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje me Kosovën: “Presioni po kthehet nga ne në vend që të kthehet nga Serbia.”

Ish-kryeministri Hoti nuk pranon të japë shumë komente rreth të ashtuquajturit plani franko-gjerman, pasi tha se edhe në këtë pikë ka munguar transparenca nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Flitet për programin franko-gjerman por nuk ka informatë nga qeveria për opinionin publik dhe kuvendin”, përfundoi ish-kryeministri i Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit