Home Aktualitet Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri kosovar një kandidat i mundshëm për president të Shqipërisë

1591
0

Nga Jonida Halili dhe Lindita Kokoli-

U bënë tre ditë që ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë, bashkë me stafin e tij. Ai nuk ka funksione zyrtare shtetërore, por thjesht partiake, natyrisht është edhe deputet.

Por pritja e tij nga kryeministri Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi, pa harruar edhe Princin Leka, tregon se diçka po luhet për emrin e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Ramush Haradinaj është nënshtetas shqiptar dhe sipas nenit 86/2 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

Ramush Haradinaj ka me shumë se 10 vite që rri sa në Kosovë edhe në Shqipëri. Pra plotëson kriterin e nenit 86 të Kushtetutës.

Edi Rama është lojtar tip Ronaldo dhe ta bën “golin” pa e kuptuar, ndaj duket se loja e tij me këtë pritje të madhe të ish-kryeministrit Kosovar, e ka një “bisht” prapa, sepse kryeministri nuk harxhon kohë kot për takime formale, aq me tepër nëse ke qenë kundërshtar me të, siç ishte ca kohë me Ramush Haradinajn.

Ta priste vetëm Rama dhe Veliaj mund të ishte ndonjë qokë momentale kundër kryeministrit Albin Kurti, por e pritën Princi Leka dhe krejt grupet parlamentare të Shqipërisë, çka e përkthyer në vota Ramushi merr afro 120 deputëtë, pasi deputetët e Berishës nuk duket se do ta votojnë nisur edhe sulmet ndaj tij sot në mediat afër ish-liderit demokrat.

Ramush Haradinaj njihet si mik për kokë me Presidentin aktual Ilir Meta, ndaj duket si një ftohje mes Berishës dhe Metës vendosja e Ramush Haradinajt në tavolinën e kryeministrit Edi Rama.

Kjo mund të jetë edhe një lëvizje brilante e Ramës për të ftohur miqësitë me Presidentin serb Vuçiç, pasi të kandidosh dhe zgjedhësh Ramush Haradinaj që mbetet një “armik” i Vuçiç, do të thotë ti vendosesh një gur udhës për në Beograd. Tashmë me ngjarjet në Ukrainë, kur SHBA e krejt BE nuk duan asnjeri që nuk del hapur kundër Presidentit Putin, e kur Vuçiç po hapur ka deklaruar se anon nga Moska; pra mundet që Edi Rama të zgjedhë Haradinaj si President në Shqipëri.

Me këtë rast Rama fiton pikë në sytë e Kosovës si njeri që vendos një President kosovar dhe kështu rrit kuotat në anën tjetër të kufirit, pasi në Shqipëri opozitën e ka rrënuar dhe sakatuar.

Në Tiranë nuk ka njeri që e rrëzon më Edi Ramën.

Pra gjithë kjo pritje dhe publicitet për Haradinaj e ka një hile pas. Edhe Ilir Metës i bëhet qejfi shumë pasi ia dorëzon zyrën mikut të tij, Ramush.

Kryeministri siguron dhe një Ilir Metë më të qetë në opozitë, pa protesta të dhunshme si dikur Lulzim Basha që i niste turmat drejt kryeministrisë e kur Rama i shkruante sms se “tërhiqi”, Basha dilte e thoshtë se “boll për sonte se e dërmuam Edi Ramën”.

Historia po përsëritet, por me aktorë të tjerë, natyrisht me më personalitet. Por prapë Edi Rama mbetet në Surrel, duke drejtuar Shqipërinë edhe për shumë vite.

E megjithatë Edi Rama mund ti karikojë të gjithë për emrin e Presidentit dhe papritur u nxjerr një emër tjetër si kandidat dhe të gjithë ikin në shtëpi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit