Home Aktualitet Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri: U synua të zhd*kej opozita, që Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

221
0

Sali Berisha ka folur për sulmet qeveritare që kanë përfshirë Partinë Demokratike dhe qëllimin nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë. Në mbledhjen me drejtuesit e departamenteve, Berisha i cili është në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023, theksoi se ”u synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por nuk ja dolën, ne korrëm fitore”.

Pjesë nga fjala që e mbajti online nga banesa

Sot rotacioni politik de fakto është i bllokuar. Mekanizmat që ka krijuar narkoshtetit e ka shndërruar rotacionin në një horizont që largohet. Por ka dhe një realitet tjetër, i cili duhet të bëjë optimist çdo shqiptar. Në këtë betejë të egër, nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë, apo për një opozitë në këmbët e Edi Ramës, nuk u përdorën vetëm të gjithë potencialet e qeverisë mafioze, por edhe mafia ndërkombëtare, në këtë betejë e vërteta është që ne numërojmë sot një seri fitoresh të cilat nuk janë fitorja e luftës, jo.

Ne jemi në mes të luftë, por ama u synua të mos ishim, u synua të ishim në kontroll të plotë të Edi Ramës. U synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por vetëm për të zhdukur një zë, që luftonte me të gjithë mundësitë e tij korrupsionin dhe krimin në këtë vend. Mirëpo të gjitha këto dështuan. Korrëm një fitore. U bë gjithçka që ta copëzojnë PD. Dështuan, korrëm një fitore tjetër. U bë gjithçka që të mos kishte parlament pluralist. De fakto me të drejtat që ju mohuan opozitës, parlamenti nuk ishte më pluralist, por luftuam, bëmë betejë, e fituam.

Nuk ka qytetar në këtë planet, që i thotë vetes njeri i qytetëruar që të mund të pranojë që një grusht hajdutësh të zhveshur nga çdo moral, të privatizojnë bashkinë e kryeqytetit, ta shndërrojnë atë në një organizatë private kriminale. Ndaj dhe ne jemi të kyçur në këtë betejë, do ta fitojmë. Ne do të fitojmë dhe luftën sepse kauza jonë është e drejtë. Këtu ftoj intelektualët që të përdorin të gjithë potencialin e tyre për të mbrojtur kauzat e drejta, në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga jo shfarosje e butë që nuk e kanë njohur kurrë të tillë në histori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit