Home Sporti Ish-lojtari i...

Ish-lojtari i Arsenalit: Broja është mbresëlënës, do të rikthehet tek Chelsea!

121
0

Martin Keown është mahnitur nga performancat e sulmuesit të Southampton, Armando Broja, i cili është një talent në pronësinë e Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar shënoi super gol në fitoren e “Shenjtoreve” 3-1 kundër West Ham në raundin e pestë të FA Cup.

Ai tregoi aftësi të jashtëzakonshme individuale për të dribluar disa kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin në cepin e portës. Deri më tani ai ka realizuar 9 gola në 29 ndeshje në total me Southampton. Keown, një ish-futbollist i njohur i skuadrës së Arsenalit nuk i kursen vlerësimet për Brojën.

“Ritmi, fuqia dhe më pas finesa në fund …  shikoni çfarë finalizimi me ‘kulur bën’. Është një lojtar shumë i mirë. Duket qartë që te Chelsea duan që ai të rikthehet. Ka qenë mbresëlënës”, deklaroi ish-lojtari.

E ardhmja e Brojës me siguri që do të jetë një temë e gjerë diskutimi në Angli në verën e këtij viti, pasi shumë skuadra angleze e dëshirojnë në skuadër. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit