Home Rajoni Ish-president...

Ish-presidenti Bill Clinton flet për tensionet në Veri: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

44
0

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në një intervistë për “Financial Times” ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, disa ditë pas vizitës të parë dhe historike në Tiranë.

Clinton i cili ishte president i SHBA-së kur një fushatë bombarduese e NATO-s në Beograd i dha fund luftës, tha se serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon dhe kjo po i mban vendet në një ngërç.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Është duke i mbajtur vendet jo vetëm në një ngërç, por duke i ftuar të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetë shkatërruese”,-tha Clinton.

Nacionalistët serbë po rikthehen në Veri të Kosovës, mes pakënaqësive në rritje me liderët në Prishtinë dhe Beograd, që mund të prishin bisedimet diplomatike dhe rrisin rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit