Home ShowBiz Ishte në “The...

Ishte në “The Voice of Turkey”, Eugena Aliu rrëfen si e hoqën padrejtësisht

58
0

Këngëtarja e njohur, Eugena Aliu ka rrëfyer këtë të hënë në “Rudina” sesi iu ndërpre rrugëtimi i saj muzikor në “The Voice of Turkey”. Ajo thotë se kaloi audicionin e parë asokohe me një këngë turke, në vitin 2015. Por siç shpjegon Eugena, për shkaqe xhelozie ajo nuk u lejua të vijonte më tej në atë garë.

-Në Turqi pastaj si shkoi, deri ku mbërrite? Si ka qenë si garë, si e kujton?

Eugena Aliu: Në Turqi ka qenë eksperiencë e veçantë, shumë emocionuese sepse s’ishte e thjeshtë. Dihet që në Turqi edhe dy, tre veta po t’i marrësh në rrugë, njëri sigurisht që do të jetë këngëtar ose muzikant dhe është pak e vështirë të shkosh të konkurrosh atje. Por, ka qenë eksperiencë e bukur, unë kam kaluar ‘blind audition’, por më pas për shkak se performanca u bë shumë virale dhe unë kisha këngën e trajneres…Më pas ndodhën gjëra me produksionin që mua m’u ndërpre rrugëtimi.

-Pseee?!

Eugena Aliu: Po, për shkak xhelozie, diçka e tillë. Duke qenë se kënga u bë shumë virale, mori më shumë shikueshmëri. Kënga që unë kisha bërë në audicion po tejkalonte origjinalin.

-Është bërë xheloze këngëtarja e famshme.

Eugena Aliu: Po, sepse ajo ishte trajnerja ime. Unë kisha këngën e saj.

-Wow! Fat i keq, po trajnerja nëse është në atë rol sigurisht s’duhej…

Eugena Aliu: As unë se kisha menduar se sigurisht nuk do ta kisha zgjedhur. Vendosa pastaj të kthehem në Shqipëri sepse atje ka një rregull që në momentin që firmos kontratën dhe kalon audicionin e parë, nuk ke të drejtë të shkosh për 2 vjet në vende të tjera pa lejen e tyre. Kështu që unë pastaj vendosa ta vazhdoj në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit