Home Bota Italia drejt ...

Italia drejt mbylljes së pandemisë?

244
0

Italia po jep një tjetër provë për të gjithë skeptikët se vaksina funksionon. Në raportimin e fundit të Ministrisë bëhet me dije se janë regjistruar 1772 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 3100 që ishin një ditë më parë. 45 persona të tjerë humbën jetën, për një total mbi 130 mijë që nga nisja e pandemisë.

Rajonet që regjistrojnë më shumë raste të reja janë Emiglia Romagna, e ndjekur nga Siçilia dhe Lazio. Aktualisht në të gjithë vendin ndodhen ende 101 mijë raste aktive me covid.

Mbi 75% e popullsisë mbi 18-vjeç i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe tashmë personat vulnerabël kanë nisur të aplikojnë dhe dozën e tretë sipas rekomandimeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit