Home Euro 2020 Italia fiton ...

Italia fiton nga ruleta e penalltive ndaj Spanjës, shkon në finalen e “Wembley-it” (VIDEO)

99
0

Italia është skuadra e parë finaliste e “Euro 2020”. Skuadra e Mancinit fitoi nga ruleta e penalltive 4-2 ndaj Spanjës, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Të Kaltrit zhvilluan një ndeshje më të dobët se duelet e tjera deri më tani. Iberikët ishin më dominues në mbajtjen e topit duke i vendosur në vështirësi “axurrët”.

Italia kaloi e para në avantazh në minutën e 60-të me një super gol të Chiesa-s, por Morata do të kundërpërgjigjej në të njëjtën mënyrë 20 minuta më vonë. Ndeshja gjithsesi shkoi në kohën shtesë dhe u vendosë nga penalltitë atje ku Olmo dhe Morata gabuan duke i dhënë mundësinë Italisë që të shkojë në finale.

ITALI-SPANJË 1-1 (4-2 me penallti)

PENALLTITË (4-2): Locatelli gabon, Olmo gabon, Belotti shënon, Moreno shënon, Bonucci shënon, Thiago shënon, Bernandeschi shënon, Morata gabon, Jorginho shënon.

120′ Italia dhe Spanja e zbulojnë finalistin në ruletën e penalltive (VIDEO)

98’ Donnarumma bën dy ndërhyrje vendimtare duke ndalur fillimisht Olmon dhe më pas edhe Moratën. Në fund topi shkon ngjitur me shtyllën pas një rrëmuje në zonë

93’ Ndeshja shkon në shtesë, pasi koha e rregullt është mbyllur në shifrat 1-1

GOOOL në minutën e 80’ Spanja arrin që të gjejë golin e barazimit. Alvaro Morata me një aksion personal, kombinon me Olmon dhe më pas me një lëvizje shumë të bukur e dërgon në rrjetën e portierit Donnarumma

68’ Aksion mjaft i mirë i Chiesa-s, i cili këtë herë shërben për Berardin, por ky i fundit ndalet me këmbë nga Unai Simon

GOOOL në minutën e 60’! Italia më në fund ka gjetur golin e avantazhit. Federico Chiesa merr një top në hyrje të zonës dhe mes tre mbrojtësve spanjollë e dërgon topin në rrjetë.


53’ Italia kundërpërgjigjet me një sulm të shpejt, teksa Chiesa vendos në provë reflekset e Unai Simon

52’ Aksion i shpejt dhe i rrjedhshëm nga Spanja që finalizohet me një goditje të Busquets, por topi shkon jashtë kuadratit

49’ Immobile përfiton nga pakujdesia e Laporte në mbrojtja, por goditja e tij është për ‘tu harruar, pasi nuk shkon as në kuadrat

45’ Italia shfaqet sërish rrezikshëm me Emerson që tenton me një goditje të fortë brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas shkon jashtë

25’ Pas një rrëmuje në zonën e italianëve, Olmo godet, por Donnarumma e ndal mjaft mirë duke grushtuar topin

20’ Italia humbet një rast të artë për shënim, teksa Emerson kalon portierin dhe shërben për Immobile, por ai dhe Barella vonohen shumë për të goditur

13’ Spanja jep sinjalet e para, teksa Pedri shërben një pasim të bukur në zonë për Oyarzabal, por ky i fundit nuk arrin të vihet në kontakt me topin

Image

FORMACIONET

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit