Home POLITIKE Ja kur do të ...

Ja kur do të takohen Rama, Vuçiç dhe Dimitrov për “Open Balkan” në Beograd

339
0

Zbardhet axhenda e takimeve që do të mbahen sot dhe nesër në Beograd, në kuadër të nismës ‘Open Balkan’. Kryeministri Edi Rama do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Ndërkohë, që në takim ishte parashikuar që të ishte Zoran Zaev, i cili të dielën dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Në axhendë thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër do të takohet me Ramën dhe Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur. Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).

Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

PROGRAMI:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit