Home KRYESORE Ja pronat që ...

Ja pronat që gjykata ka sekuestruar dhëndrrit të Berishës. Edhe vila në Gjirin e Lalzit

62
0

Ndërkohë që vazhdon dueli mes prokurorisë dhe Sali Berishës, që a është kushtetuese apo jo, ndalimi i Berishës për të lëvizur jashtë shtetit dhe disa masa ndaj tij, nga ana tjetër policia vazhdon të zbatojë vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pronave të dhëndrrit të ish-kryeministrit demokrat.

Gjykata e Posaçme ka vendosur “sekuestro preventive” për 25 pasuri në pronësi të Jamarbër dhe Argita Malltezit, mes tyre 6 llogari bankare.

Deri më 23 tetor është zbuluar se dhëndrit të Sali Berishës i janë sekuestruar vila e famshme e Gjirit të Lazit si dhe disa apartamente. Edhe tre kompani.

Një apartament 208 metra katrorë i është sekuestruar në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në Tiranë. Një apartament tjetër në Tiranë plot 346 metra katrorë është vënë në sekuestro. Pasuritë e sekuestruara vazhdojnë me një apartament 356 metra katrorë në Tiranë. Një ambient 107 metra katror në garazhd në Tiranë e përdorur për palestër. Një pasuri e paspecifikuar 102.60 m2 pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një tjetër pasuri e paspecifikuar në metra katrorë në Tiranë. Tjetër pronë në zonën jugore të Tiranës plot 379 metra katrorë. Apartament 375 m2 për të cilin nuk bëhet e ditur vendndodhja.

I janë sekuestruar aksionet në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka sipas Prokurorisë 45% të tyre. Homeplan SHPK merret me ndërtim, shitje-blerje pronash, import-eksport, dhe transport. Administrator është biznesmeni Fatmir Bektashi, edhe ai nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

U sekuestrua kompania Magnet IMO shpk ku Malltezi ka 100% të aksioneve. Sipas përshkrimit, kjo kompani prek shumë sfera të biznesit dhe ka lidhje me gjigantin e ndërtimit shqiptar “Kontakt”.

Gjithashtu u sekuestruan 60% të aksioneve në pronësi të Malltezit në palestrën Magnet Gym and Fit.

Ai akuzohet nga SPAK se ka përfituar 5.4 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit