Home Aktualitet Jasmina, mes ...

Jasmina, mes 14 fëmijë që shpëtuan nga kampi i ferrit në Siri

2
0

Në mesin e fëmijëve që shpëtuan nga kampi i ferrit në Siri, është edhe Jasmina. 11-vjeçarja u riatdhesua sot nga kampi Roxh i Sirisë, e cila në disa audiove të publikuara muaj më parë, kërkonte ndihmë për të dalë nga kampi, e që sot ajo është rikthyer në Shqipëri.

Personat e riatdhesuar sot kanë qenë më parë në kampin Al Hol. Pasi janë lokalizuar atje, është bërë identifikimi dhe takimi dhe më pas transfermi në kampin Roxh (Roj) të Sirisë ku dhe janë bërë xhirimet e gazetarit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një tjetër operacion është në zhvillim e sipër por I cilësoi të vështira për shkak të pozicionit ku ndodhen këto kampe lufte.

Kreu i antiterrorist Gledis Nano, thotë se pjesa më e madhe e atyre që nuk janë riatdhesuar ende janë në kampin Al Hol

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit