Home Sporti Java e 33-të ...

Java e 33-të e Superiores/ Fitojnë Vllaznia dhe Kukësi, ndalet Egnatia

218
0

Janë luajtur katër ndeshjet e para të vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore. Vllaznia mori një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të nga Çoba, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh dhe u dhuroi fitoren vendasve. Pas raundit të 33-të Vllaznia ngjitet në vend të katërt me 46 pikë, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 42 pikë.

Kukësi mori sukses 3-0 në shtëpi ndaj Laçit, tri pikë këto shumë të vlefshme për mbijetesën e “verilindorëve”. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, por me tentativat që u bënë nga të dyja ekipet.

Ndreca i dha avantazhin vendasve në minutën e 59-të. Më pas në minutën e 87-të Barbosa do të dyfishonte rezultatin e “verilindorëve”, teksa në kohën shtesë po ai do të gjente rrjetën, duke realizuar golin e tretë për Kukësin dhe duke vulosur sfidën. Kukësi renditet në vend të shtatë me 40 pikë, ndërkohë që Laçi në vend të pestë me 44 pikë.

Egnatia ngec në transfertë e Kastriotit, pasi u mund në stadiumin e Kamzës me rezultatin 1-0. Rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pas ndëshkimit të Malotës me karton të kuq. Greca shënoi golin e vetëm 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Kastrioti qëndron në vend të fundit me 35 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të tretë me 49 pikë.

Bylisi merr fitoren 1-2 në transfertën e Erzenit. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në të dytën Kacorri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ballshiotët në avantazh pas rreth një ore lojë. Shijakasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 79-të Alan Calbergue gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë barazimin vendasve. Megjithatë miqtë nuk u ndalën dhe 5 minuta nga fundi, Kacorri do të rikthente Bylisin në avantazh, duke realizuar dopietë. Pas javës së 33-të Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, ndërkohë që Bylisi në vendin e nëntë me 36 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit