Home Bota Jepet alarmi,...

Jepet alarmi, 3000 gjuhë në botë në rrezik zhdukjeje

64
0

Në botë fliten mbi 7000 gjuhë, nga të cilat 6700 janë gjuhët e popujve indigjenë, duke i bërë ato gjuhët më të kërcënuara në botë.

Sipas UNESCO-s, megjithëse popullsia indigjene përbën një pjesë të vogël të popullsisë së vendeve, këto komunitete janë pjesa më e madhe e diversitetit kulturor dhe gjuhësor. Zhdukja e gjuhëve mund të nënkuptojë zhdukjen e pakthyeshme të kozmopolitizmit dhe trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Humbja e diversitetit gjuhësor ndikon në gjithçka, nga jeta biologjike në jetën kulturore. ”Gjuhët që nuk janë folur nga askush që nga viti 1950 konsiderohen gjuhë të zhdukura”, sipas Atlasit Botëror të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s.

Që një gjuhë të konsiderohet e sigurt, duhet të flitet nga të gjitha brezat pa asnjë kufizim gjuhësor. Sipas këtij klasifikimi, 4% e gjuhëve të folura deri më sot atribuohen si të zhdukura. 10 për qind e gjuhëve që fliten sot në botë klasifikohen si të rrezikuara në mënyrë kritike, 9% të rrezikuara rëndë, 11% definitivisht të kërcënuara dhe 10% të cenueshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit