Home Sporti Jo vetëm Bell...

Jo vetëm Bellingham, Real Madrid do të tentojë dhe afrimin e Mbappe

74
0

Real Madrid është shumë pranë akordit me mesfushorin Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, për të cilin mungon vetëm firma. Skuadra madrilene nuk do të ndalet me kaq, pasi do të tentojë dhe afrimin e Kylian Mbappe, që luan me PSG.

Sipas “The Telegraph”, skuadra madrilene është duke punuar në fshehtësi për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, për të cilin është gati të thyejë çdo rekord transferimi. Mediat sqarojnë se Real Madrid është gati të paguajë 224 milionë euro për Mbappe, dy më shumë se rekordi i 222 milionëve që PSG pagoi për Neymar.

Kontrata e Mbappe me PSG skadon në verën e vitit 2025, por kjo nuk pengon si sulmuesin ashtu dhe Real Madrid të synojnë këtë transferim. Sulmuesi disa herë ka shprehur dëshirën të luajë në një ekip ku mund të fitojë në Europë, gjë që nuk e ka arritur me parisienët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit