Home Sporti Jo vetëm derb...

Jo vetëm derbi, Tirana zbulon surprizën që do të ketë në fushë

60
0

Ditën e shtunë në orën 19:45 në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja vitrinë e kampionatit shqiptar, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë duke qenë se Tirana tashmë kryeson me tetë pikë diferencë nga Laçi, ndërsa Partizani i shënoi pesë gola Kukësit dhe në këtë vit ka treguar një tjetër fytyrë.

Klubi bardheblu ka menduar të ofrojë shfaqje për tifozët e pranishëm të cilët pritet të jenë të shumtë në shkallët e Air Albania.

Pak minuta para startit të ndeshjes, në fushë do të zbresin tre këngëtarë për të argëtuar edhe më shumë të pranishmit dhe për të ofruar një mbrëmje ndryshe nga ato të zakonshmet.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit