Home Sporti Jo vetëm Lewa...

Jo vetëm Lewandowski, Barcelona kërkon edhe Lukakun në sulm

56
0

Romelu Lukaku përfundon në radarin e Barcelonës. Ky nuk është një lajm i ri, pasi klubi katalanas ka kohë që kërkon një sulmues me peshë. Objektivat kryesor janë Erling Haaland dhe Robert Lewandowski por për arsye të ndryshme do të jetë e vështirë për dy yjet e Bundesligës të veshin fanellën e Blaugranës.

Marca zbulon se Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff tashmë janë takuar me Federico Pastorellon, agjentin e belgut për të studiuar mundësinë e një transferimi të mundshëm. Chelsea pagoi 115 milionë euro për belgun tek Interi verën e kaluar, ndaj nuk do të jetë e thjeshtë për të arritur te ai.

Katalanasit shpresojnë që Blutë e Londrës të pranojnë ofertën për huazim me të drejtën, ose detyrimin e blerjes. Në këtë periudhë të paqartë për Chelsea-n, Barcelona është gati që të përfitojë, teksa Lukaku nuk është në planet e Tuchel. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit