Home POLITIKE Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Kuvendi i sotëm do të tregojë që jemi shumicë

73
0

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku duke folur para nisjes së Kuvendit të PD-së, tha se standardi i vendosur nga Basha për Berishën do të jetë një standard për të ardhmen.

Në një prononcim për “News 24” Tabaku theksoi se Kuvendi që do të mbahet sot “do të japë mesazhin që ne jemi shumicë”.

Diskutuam mbrëmë gjatë edhe për standardin që duhet të vendosim për zyrtarët e PD-së. Ky standard i vendosur nga Basha për Berishën do të jetë një standard për të ardhmen në të gjitha strukturat drejtues, në këshillin kombëtar, në grup parlamentar, në Kryesi”, tha Tabaku.

Sot ka një PD që është këtu, që tregoi shumicën në Kryesi, në Këshillin Kombëtar, që do tregojë shumicën në Kuvendin Kombëtar. E mira e këtij procesi është që shqiptarët panë çfarë energjie ka PD. PD do ta tregojë me veprime konkrete rrugën për të ardhmen. Ky Kuvend do japë sot mesazhin që ne jemi shumicë”, shtoi Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit