Home Aktualitet Juventusi mun...

Juventusi mund me “poker” Frosinonen, sfidon Lazion në gjysmëfinalen e Kupës

68
0

Juventus siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Allegrit në ndeshjen e tij të 400, fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Frosinones në duelin e luajtur në “Allianz Stadium”.

Arkadiusz Milik ishte protagonist absolut në këtë ndeshje duke shënuar trigolëshin e tij të parë me fanellën bardhezi. Polaku shënoi fillimisht me penallti, ndërkohë që më pas dy golat e tjerë erdhën në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e së dytës.

Për të vulosur gjithçka mendoi super talenti turk, Yldiz, që realizoi një gol shumë të bukur pas një asisti nga Mckennie. Kujtojmë që Juventusi në gjysmëfinale do të sfidojë Lazion, teksa do të luhet në formatin me ndeshje vajtje-ardhje. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit