Home Sporti Juventusi rig...

Juventusi rigjen fitoren në Seria A pas një muaji, shkatërron Bolognën (VIDEO)

116
0

Juventusi pas një muaji është kthyer te fitoret në Seria A. Skuadra e Allegrit mori një sukses të thjeshtë 3-0 në shtëpi ndaj Bolognës. Rikthimi në mesfushë i Rabiot dhe Locatellit nga minuta e parë i dha më shumë qetësi skuadrës torineze.

Në minutën e 24-t, Filip Kostic do të gjente golin e parë me fanellën bardhezi me një goditje të saktë me të majtën. Më pas në fillimin e pjesës së dytë do të ishte një tjetër serb që do të zhbllokohej, Vlahovic, me një goditje me kokë.

Tri minuta pas tij, Milik do të shkarkonte të majtën e tij në hyrje të zonës duke realizuar golin e sigurisë për Juventusin. Bardhezinjtë tashmë ngjiten në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 7-të. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit