Home Aktualitet Juventusi tur...

Juventusi turpërohet në Izrael dhe eliminohet nga Champions League (VIDEO)

507
0

Juventus mund të quhet tashmë i skualifikuar nga Champions League, i këtij edicioni, madje dhe me turp. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vijuar ecurinë e rezultateve shumë të dobëta, duke u shkatërruar 2-0 dhe nga Maccabi Haifa në Izrael.

Omer Atzili ishte heroi i vendasve duke shënuar dy golat e ndeshjes në minutën e 7-të dhe të 42-të. Si për t’i shtuar telashet Juventusit mendoi dhe Di Maria që doli nga fusha në pjesën e parë i dëmtuar. Reagimi i bardhezinjve ishte shumë i dobët, duke krijuar vetëm raste sporadike, me aksione shumë të lexueshme dhe me futbollistët që vijonin gafat amatore në pasime.

Massimiliano Allegri tashmë me shumë mundësi rrezikon që të shkarkohet pas mbrëmjes së sotme. Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Kopenhagen, por e kondicionuar nga fakti që luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 30-të pas daljes me karton të kuq të Sergio Gomez. Mahrez ndërkohë humbi një penallti në 45 minutat e para. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit