Home Kultura Kalaja e Liss...

Kalaja e Lissusit e lashtë vizitohet nga vizitorë e turistë vendas e të huaj

72
0

Nga JAK RROZHANI

Ajo ç’ka mund të shihet sot në kalanë e Lezhës, është një mrekulli , ku përveç peisazhit të bukur e relaksues, vizitorët e turistët e shumtë nga vendi, Rajoni, Evropa dhe bota, ndeshen me teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe afër 1.5 ha, me sheshe plot gjelbërim dhe ambjente çlodhëse e me vlera të mëdha kulturore e historike.

Në kalanë e Lissusit të lashtë 2400 vjeçare , aty ku aq bukur gërshetohet historia,kultura, arkeologjia,fortifikimi, qëndresa dhe identiteti me peisazhin e mrekullueshëm dhe relaksues, ashtu siç shkruante historia bizantine e shek. XII , Ana Komnena : ” Një qytet i ngritur në ajër, që sheh me të gjitha anët”.

Kalaja e Lezhës, e ndërtuar në kodrën 186 metra e lartë në lindje të këtij qyteti, nga ku vizitorët dhe turistët e shumtë nga vendi, trevat shqitare, Evropa dhe bota, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, që preferojnë të vizitojnë kalanë e Lezhës, njihen me objektet kryesore, që ia vlen ti shohësh për vlerat e mëdha historike dhe kulturore që ato mbartin: Pllaka e Mermerit, që flet për rindërtimin në shek.XVI nga turqit ( në vitin 1521 , kalaja rindërtohet nga Sulltan Sulejmani i I ).

Portat e kalasë mesjetare të ndërtuara në shek . IX. Kullat mbrojtëse të ndërtuara në shek. IX, 6 të tilla. Muri dhe kulla e Akropolit të Lissit janë të shek. III- II, para Krishtit. Varreza – Nekropoli mesjetar jashtë mureve të kalasë shek. VI – XVI dhe objektet e tjera të rëndësishme brenda kalasë së Lezhës, që ia vlen ti vizitosh e ti njohësh nga afër për vlerat e mëdha historike dhe kulturore, që ato mbartin dhe përçimi i tyre në breza edhe si pasuri,vlerë, identitet dhe trashëgimi kulturore kombëtare .

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit