Home Aktualitet Kampi me refu...

Kampi me refugjatë në Shëngjin, Varhelyi: Po e analizojmë, model interesant

40
0

Për kampin e refugjatëve që do të ndërtohet në Shqipëri, sipas një marrëveshje me Italinë, ka folur edhe komisioneri per Zgjerimin në BE, Oliver Varhely.

Ai është shprehur se po e analizojnë si rast pasi ju duket një model interesant. Komisioneri shton se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe se janë të gatshëm të kontribuojmë”

“Po analizojmë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, është një model interesant. Tashmë ka një bashkëpunim të mirë të sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për shembull përpjekjet e mëdha të Policisë Financiare në vitet 2020 dhe 2021 që ndryshuan realitetin në terren. Kështu që unë besoj se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit