Home Aktualitet Kampi për ref...

Kampi për refugjatët, Eduart Halimi rendit pesë shkeljet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni

51
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka dhënë qëndrimin e tij për kampin që do të presë refugjatë, sipas një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe homologes italiane. Ai thotë se marrëveshja me Italinë për çështjen e emigrantëve ka disa pa përputhshmëri juridike. Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi thekson se marrëveshja nuk është në përputhje me vendimet e gjykatave evropiane dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Postimi i plotë

1-Marrëveshja nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “J.A. dhe të Tjerët kundër Italisë”, me nr. aplikimi 21329/18, datë 30.06.2023 (final)

2-Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 5, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi emigrantëve, të cilët vendosen në këto kampe, u hiqet LIRIA në mënyrë KOLEKTIVE me vendim qeveritare pa mundësi ankimi gjyqësor.

3-Marrëveshja nuk është në përputhje me nenin 4, të Protokollit 4, të KEDNJ-së që parashikon ndalimin e dëbimeve/largimeve KOLEKTIVE, si për 3 mijë apo 36 mijë.

4-Marrëveshja shkel rëndë gërmën “a”, të pikës 121, të Kushtetutës sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare që lidhet nga Republika e Shqipërisë dhe që ka lidhje me dhënien e territoreve apo juridiksioneve, duhet të bëhet VETËM me ligj.

5-Edhe sikur të mos ekzistonte detyrimi i mësipërm, marrëveshja ndërmjet dy qeverive shkel pikën 3, të nenit 121, të Kushtetuës sepse Kryeministri nuk rezulton të këtë njoftuar Kuvendin për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit